Flash News

Bota

Kush është Jon Fosse, njeriu që fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë 2023

Kush është Jon Fosse, njeriu që fitoi Çmimin Nobel

Dramasti dhe autori i njohur nga Norvegjia Jon Fosse mori çmimin prestigjioz Nobel në Letërsi për vitin 2023.

Çmimin prestigjioz Nobel Jon Fosse e fitoi "për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënës".

Njerëz si Jon Fosse ia vlen të njihen pasi janë ata që ia kushtojnë jetën artit të tyre.

Fosse ka lindur në Haugesund, në bregun perëndimor të Norvegjisë në vitin 1959.

Megjithatë, aftësitë e tij të mëdha në shkrim nuk kufizohen vetëm në drama, por edhe në ese, libra për fëmijë, përkthime dhe poezi.

Shumë në botë vlerësojnë stilin e tij unik të të shkruarit. Për shembull, Anders Olsson, anëtar i Akademisë Suedeze u shpreh se puna e Jon Fosse "prek ndjenjat më të thella që keni, ankthet, pasiguritë, çështjet e jetës dhe vdekjes".

"Ka një lloj ndikimi universal të gjithçkaje që ai shkruan. Dhe nuk ka rëndësi nëse është dramë, poezi apo prozë, është i njëjti lloj apeli i humanizmit bazë," u shpreh më tej burri.

Kishte kohë që Fosse po shihej si një pretendent i fortë për çmimin. Këtë vit, burri dukej disi i tronditur dhe i frikësuar nga çmimi prestigjioz.

Jon Fosse vjen nga Norvegjia dhe është 64 vjeç. Ai është norvegjezi i parë që fiton çmimin Nobel për letërsinë që nga viti 1928.

“Isha i befasuar, por në të njëjtën kohë, në njëfarë kuptimi, edhe nuk isha”, u shpreh Jon Fosse.

"Unë kam qenë pjesë e diskutimit për dhjetë vjet dhe kam përgatitur pak a shumë me kujdes veten për dhjetë vjet që mund të ndodhë," tha më tej ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se meqë ka marrë çmimin Nobel, nuk kanë mbetur më çmime të mëdha për të fituar. “Gjithçka do të jetë drejt greminës tani e tutje”, u shpreh ai.

Të fundit