Flash News

Bota

Ky është super buxheti i transferimeve të verës së Interit

Ky është super buxheti i transferimeve të verës së

Pronarët e Interit kanë përcaktuar tashmë buxhetin fillestar për merkaton e verës, që llogaritet mes 40 dhe 50 milionë eurosh. Megjithatë, kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm në varësi të shitjeve, ku në qendër të vëmendjes mbetet edhe e ardhmja e Alessandro Bastonit.

Pas fitimit të titullit të 21-të kampion në Serie A, Interi ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin 2026/27, me synimin për të ruajtur dominimin në Itali dhe për të qenë konkurrues edhe në Evropë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, fondi amerikan Oaktree u ka komunikuar drejtuesve të klubit kufijtë financiarë për merkaton, ndërsa priten lëvizje të rëndësishme, sidomos në repartin defensiv.

Disa prej emrave me eksperiencë si Yann Sommer, Matteo Darmian, Francesco Acerbi dhe Stefan De Vrij pritet të largohen në fund të kontratave të tyre në qershor, duke detyruar klubin të ndërhyjë në mbrojtje.

Në këtë kuadër, zikaltërit po monitorojnë alternativa të reja, ndërsa janë përmendur emra si Giovanni Leoni, i cili spikati sezonin e kaluar te Parma nën drejtimin e Cristian Chivu.

E ardhmja e mbrojtjes lidhet ngushtë edhe me Bastonin. Presidenti Beppe Marotta ka pranuar interesin e Barcelonës për italianin, por deri tani nuk ka një ofertë konkrete në tavolinë.

Në listën e objektivave figuron edhe Tarik Muharemovic i Sassuolos, me të cilin ekziston një marrëveshje paraprake, edhe pse negociatat mes klubeve nuk kanë hyrë ende në fazë vendimtare.

Ndërkohë, pritet të mbyllet edhe cikli i Henrikh Mkhitaryan, i cili mund të largohet në fund të kontratës. Në mesfushë, një tjetër emër i përfolur është Curtis Jones i Liverpoolit.

Për portën, Guglielmo Vicario i Tottenhamit shihet si zëvendësuesi ideal i Sommer.

Sipas mediave italiane, nuk përjashtohet që Interi, së bashku me trajnerin Chivu, të ndryshojë edhe skemën taktike, duke kaluar në një mbrojtje me katër lojtarë. Në këtë rast, Marco Palestra i Atalantës shihet si një profil i përshtatshëm për fleksibilitetin që ofron në krah.

Në fund, zikaltërit vijojnë të mbajnë në radar edhe talentin Nico Paz, i cili pritet të rikthehet te Real Madridi pas huazimit te Como, por mbetet një objektiv për merkaton e verës.

Të fundit