Flash News


Bota

Lavrov: Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë

Lavrov: Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të

Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë. Por ai shtoi se Moska do i përgjigjet perëndimit që po i dërgon armë Kievit, ka thënë ministri i jashtëm i vendit.

Sipas Sergei Lavrov, forcat e Moskës do të reagonin ndaj shpërndarjes së armëve perëndimore me rreze më të gjatë duke u përpjekur t'i shtyjnë forcat ukrainase më larg nga kufijtë e saj.

Ai tha se kjo do të krijonte një zonë tampon të sigurt.

Në një intervistë në televizionin shtetëror, Lavrov shtoi se të gjithë do të dëshironin që konflikti në Ukrainë të përfundonte, por mbështetja e Perëndimit për Kievin po luante një rol të rëndësishëm në mënyrën se si Rusia i qaset fushatës.

Të fundit