Flash News

Bota

Lirohen dy pengje amerikane nga Hamasi

Lirohen dy pengje amerikane nga Hamasi

Dy pengje amerikane, një nënë dhe vajza e saj, po lirohen nga Hamasi, shkruan CNN duke cituar një burim diplomatik.

Të dyja i janë dorëzuar Kryqit të Kuq dhe janë "në rrugëdalje", tha një burim i njohur me negociatat. Ata janë liruar për “arsye humanitare” sepse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore, tha i njëjti burim.

Është e paqartë nëse ata do të largohen nga Gaza në Egjipt apo Izrael.

Lirimi i tyre vjen si rezultat i negociatave mes Katarit dhe Hamasit që nisën pasi Hamasi rrëmbeu rreth 200 persona nga Izraeli më 7 tetor.

“Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t'i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza. ”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende. Zyra e kryeministrit izraelit nuk ka komentuar.   

Të fundit