Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Lufta në Ukrainë, Putin: Perëndimi ka mungesë vullneti për kompromis

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Perëndimi kishte humbur lidhjen me realitetin për luftën në Ukrainë. Ai paralajmëroi se nëse udhëheqësit perëndimor kanë harruar se si të bëjnë kompromis, atëherë bota do të duhej të shihte se ku të çon një arrogancë e tillë.
Zoti Putin akuzoi Perëndimin për nxitjen e konfliktit në Ukrainë, të cilën ai e vlerëson si pjesë të një lufte shumë më të madhe midis Rusisë dhe një Perëndimi arrogant.
“Bashkëbiseduesit tanë në Perëndim duket se kanë harruar plotësisht se ekzistojnë koncepte si vetëpërmbajtja e arsyeshme, kompromisi, gatishmëria për të hequr dorë prej një gjëje për të arritur një rezultat të pranueshëm për të gjithë”, tha Presidenti Putin.
“Ata janë padyshim të fiksuar pas vetëm një gjëje, të realizojnë interesat e tyre me çdo kusht. Nëse kjo është zgjedhja e tyre, le të shohim se çfarë do të vijë prej saj”, tha zoti Putin në një takim të Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë.
Gjatë fjalimit të tij, Presidenti Putin gjithashtu njoftoi se Rusia ka realizuar me sukses provat me një raketë që funksionon me energji bërthamore, ndërsa paralajmëroi se vendi i tij mund të anulojë ratifikimin e traktatit për ndalimin e provave bërthamore.
“Bëmë me sukses provën e fundit të raketës vetëlëvizëse me rreze globale Burevestnik, që ushqehet me energji bërthamore”, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. Kjo është hera e parë që njoftohet dalja me sukses e provave për raketën Burevestnik, për të cilën presidenti rus pati folur për herë të parë në vitin 2018.
Nuk ekziston shumë informacion për raketën Burevestnik, të cilës NATO i ka vënë emrin e koduar “Skyfall”. Shumë ekspertë perëndimorë janë treguar skeptikë për këtë raketë, pasi thonë se një motor bërthamor do të ishte shumë i paqëndrueshëm.
Mendohet se kjo lloj rakete mund të mbartë mbushje bërthamore apo konvencionale, se mund të qëndrojë në ajër më gjatë se raketat e tjera, dhe se mund të përshkojë distanca më të mëdha falë motorit të saj bërthamor.
Kur Presidenti Putin bëri të ditur për herë të parë se Rusia po punonte për këtë raketë në fjalimin e tij në vitin 2018, ai pretendoi se raketa do të kishte një rreze të pakufizuar, duke i mundësuar asaj të qarkullonte mbi mbarë globin, e padiktuar nga sistemet e mbrojtjes ndaj raketave.
Shumë vëzhgues kanë mbetur skeptikë, duke argumentuar se një armë e tillë do të ishte e vështirë për t'u menaxhuar dhe do të përbënte një kërcënim mjedisor. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik punuan me motorët e raketave me energji bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, por përfundimisht i anuluan projektet, duke i konsideruar ato shumë të rrezikshme.
Raketa Burevestnik mendohet se pësoi një shpërthim në gusht 2019 gjatë provave të marinës ruse në Detin e Bardhë, duke vrarë pesë inxhinierë bërthamorë dhe dy ushtarakë dhe duke rezultuar në një rritje afatshkurtër të radioaktivitetit që shkaktoi frikë në një qytet aty pranë.
Zyrtarët rusë nuk e identifikuan kurrë armën e përfshirë, por Shtetet e Bashkuara thanë se ishte raketa Burevestnik.
Rusia thuhet se ka përdorur vendin ku Bashkimi Sovjetik bëri provën e fundit me armë bërthamore, arkipelagun arktik “Novaya Zemlya”, për të ndërtuar objekte për të bëra provat për raketën Burevestnik.
Në fjalim, Presidenti rus Putin vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar traktatin e vitit 1996 për Ndalimin Gjithëpërfshirës të Provave Bërthamore, ndërsa Rusia e ka nënshkruar dhe ratifikuar atë. Ai argumentoi se Rusia mund të "pasqyrojë qëndrimin e marrë nga Shtetet e Bashkuara".
"Teorikisht, ne mund ta revokojmë ratifikimin", tha ai.
Deklarata e tij vjen mes shqetësimeve të gjera se Rusia mund të vendosë të rifillojë provat bërthamore, në përpjekje për të dekurajuar Perëndimin nga vazhdimi i ofrimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën pasi Kremlini dërgoi forca ushtarake në këtë vend.
Doktrina mbrojtëse e Rusisë parashikon një përgjigje bërthamore ndaj një sulmi atomik, apo edhe një sulmi me armë konvencionale, që "kërcënon vetë ekzistencën e shtetit rus". Ky formulim i paqartë ka bërë që disa ekspertë rusë t'i kërkojnë Kremlinit ta saktësojë atë, në mënyrë që të detyrohet Perëndimi t'i marrë më seriozisht paralajmërimet.
I pyetur për ndryshime të mundshme në doktrinën ruse të armëve bërthamore, zoti Putin u përgjigj se nuk shikon ndonjë arsye për këtë.
“Nuk ka ndonjë situatë ku diçka mund të rrezikojë pavarësinë dhe ekzistencën e shtetit rus”, tha ai. “Mendoj se asnjë person me mendje të kthjellët dhe kujtesë të qartë nuk do të kishte ndonjë ide për të përdorur armë bërthamore kundër Rusisë”.
Ndërsa ai mbajti fjalimin, monedha ruse, rubla, vazhdoi të humbas vlerë kundrejt dollarit amerikan. Të enjten 1 dollar arriti vlerën e 100 rublave ruse.
Agresioni rus në Ukrainë, që filloi në shkurtin e vitit 2022, shkaktoi një luftë që ka shkatërruar pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore, ka vrarë ose plagosur qindra mijëra njerëz dhe ka shkaktuar prishjen më të madhe në lidhjet e Rusisë me Perëndimin për gjashtë dekada.
Perëndimi e konsideron luftën si gabimin më të madh strategjik të Moskës, që nga pushtimi sovjetik i Afganistanit në vitin 1979. Udhëheqësit perëndimorë thonë se po armatosin Ukrainën për t'i mundësuar asaj të mbrohet dhe të mposhtë forcat ruse. Një kundërofensivë ukrainase deri më tani nuk ka arritur të japë sukses të madh në çlirimin e territorit të pushtuar.
Megjithatë, Presidenti Putin e paraqet luftën si pjesë të një beteje shumë më të madhe me Shtetet e Bashkuara, për të cilën elita e Kremlinit thotë se synon të ndajë Rusinë, të rrëmbejë burimet e saj të mëdha natyrore dhe më pas t'i përdorë ato në konkurrencën me Kinën.
Perëndimi, tha ai, ishte shkaktari i luftës në Ukrainë sepse Shtetet e Bashkuara janë një “hegjemon” që e vlerëson veten arbitrin e vetëm të së vërtetës në planet.
“Ne nuk e filluam të ashtuquajturën luftë në Ukrainë. Përkundrazi, ne po përpiqemi t’i japim fund asaj”, tha ai.
Ish-spiunët, që kanë pushtetin në Moskë kanë paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një lufte Rusi-NATO, ndërsa dominimi i Perëndimit pas Luftës së Ftohtë po zbehet, Rusia, që më në fund po lë pas ndjenjat e poshtërimit pas dështimit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe Kinës që po ngrihet në statusin e superfuqisë./voa
Të fundit
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06