Flash News

Bota

Marrëveshje për drejtimin e Real Madrid, mësohet paga e Jose Mourinhos

Marrëveshje për drejtimin e Real Madrid, mësohet paga e Jose

Jose Mourinho do të fitojë rreth 6 milionë euro në sezon si trajner i Real Madridit, raporton Diario Sport.

Sipas të njëjtit burim, “Los Blancos” do të duhet të paguajnë edhe një klauzolë lirimi prej 7 milionë eurosh për ta shkëputur Mourinhon nga Benfica, ndërsa sezonin e kaluar kishin shpenzuar rreth gjysmën e kësaj shume për të sjellë Alonson nga Bayer Leverkusen.

Mourinho thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për ta marrë drejtimin e skuadrës, duke pasuar Alvaro Arbeloan, pas një sezoni 2025/26 të konsideruar zhgënjyes për gjigantin spanjoll.

Të fundit