Flash News

Bota

Mbi 16 mijë vikima nga tërmeti tragjik, si paraqitet situata në Turqi dhe Siri

Mbi 16 mijë vikima nga tërmeti tragjik, si paraqitet situata në

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në 16,035, sipas autoriteteve.

Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është të paktën 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile "Helmetat e Bardha".

Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria e vendit.

Në Turqi, numri është rritur në 12,873, tha të enjten Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve.

Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin.

Të fundit