Flash News

Bota

Mbi 28 mijë viktima nga tërmeti, Turqia lëshon 113 urdhër-arreste

Mbi 28 mijë viktima nga tërmeti, Turqia lëshon 113

113 urdhër-arreste janë lëshuar në lidhje me ndërtesat që u shembën në tërmetin e së hënës në Turqi.

Policia turke ka marrë tashmë të paktën 12 persona në paraburgim, duke përfshirë kontraktorët e ndërtimit, raporton BBC. Ndërkohë, trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende.

Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 28,000.

Për vite, ekspertët paralajmëruan se shumë ndërtesa të reja në Turqi ishin të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave të qeverisë.

Ato politika lejuan të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët të cilët devijuan rregulloret e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajonin një bum ndërtimi - duke përfshirë rajonet e prirura nga tërmeti.

Mijëra ndërtesa u shembën gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

Të fundit