Flash News

Bota

Meloni kritikon BE-në: Nuk po zbatohen marrëveshjet për mbrojtjen e emigrantëve

Meloni kritikon BE-në: Nuk po zbatohen marrëveshjet për mbrojtjen

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni gjatë një intervistë për ‘Rai Italia’ u shpreh se i ka dërguar një letër Këshillit dhe Komisionit Europian pas mbytjes së anijes në brigjet e Kalabrisë.
Ajo ka kritikuar BE-në se nuk po zbaton marrëveshjen që është diskutuar në Bruksel lidhur me mbrojtjen e emigrantëve.
Ajo ka kërkuar nga institucionet italiane që diskutimet e fundit që janë mbajtur në samitin e fundit të BE-së në Bruksel të shndërrohen në veprime konkrete.
Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer trafikim të paligjshëm të emigrantëve.
Anija e cila u mbyt në brigjet italiane ishte nisur nga Turqia dhe në bord ishin emigrantë nga Afganistani, Irani dhe Pakistani.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit vijojnë punën në mënyrë të pandërprerë për të nxjerrë trupa të gjallë nga mbytja e një anijeje me emigrantë në brigjet e Crotonës në Itali. Bilanci i viktimave nga kjo tragjedi ka shkuar në 64 persona teksa 81 të tjerë janë shpëtuar. Në këtë anije mendohet se kanë qenë mbi 200 emigrantë.

Të fundit