Flash News

Bota

Mes rrënojave të tërmetit në Turqi, edhe ish-lojtari i Premier League

Mes rrënojave të tërmetit në Turqi, edhe ish-lojtari i

Ish-futbollisti i Premierligës, Christian Atsu, është në mesin e të bllokuarve nën rrënoja në Turqi pas tërmetit shkatërrues që goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, raporton Mirror.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar pasi Atsu, i cili më parë ka luajtur për Chelsea dhe Newcastle United, u kap nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë. Reprezentuesi i Ganës me 65 ndeshje iu bashkua klubit të Superligës Hataysport verën e kaluar.

Atsu tani raportohet të jetë në mesin e atyre që janë ende të zhdukur ndërsa një operacion kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet. Drejtori sportiv i klubit, Taner Savut, është gjithashtu i bllokuar ndërsa përpjekjet për lirimin e tyre vazhdojnë.

Atsu iu bashkua Chelseat si i ri në vitin 2013 nga Porto përpara se të dërgohej në një sërë periudhash huazimi. Ai kaloi kohë në Everton dhe Bournemouth përpara se të kalonte në Newcastle United në 2017, duke mos luajtur kurrë një ndeshje në Premier League për Chelsean.

Ai u largua nga Magpies pasi kishte luajtur mbi 100 ndeshje në 2021 për t'u bashkuar me skuadrën saudite Al-Raed, por u largua nga Lindja e Mesme për në Turqi gjatë verës. Ai shënoi golin e tij të parë për klubin këtë fundjavë, vetëm disa orë para se të godiste tërmeti.

Të fundit