Flash News

Bota

Mesfushori spanjoll thyen rekordin e Messit

Mesfushori spanjoll thyen rekordin e Messit

23-vjeçari spanjoll Pedri ka hyrë në historinë e Barcelonës, duke thyer një rekord që për shumë kohë mbahej nga legjenda e klubit, Lionel Messi.

Mesfushori e arriti me fitoren 2-1 të Barcelonës ndaj Osasunës në “El Sadar”, ku regjistroi paraqitjen e tij të 200-të me fanellën blaugrana.

Me 23 vjet e 159 ditë, Pedri u bë lojtari më i ri në historinë e klubit që arrin shifrën e 200 ndeshjeve, duke e kaluar Messin, i cili e realizoi këtë në moshën 23 vjeç e 227 ditë. Më herët, rekordi ishte lidhur edhe me Xavi Hernández.

 

Të fundit