Flash News

Bota

Milani “pret kokat” pas katastrofës në Serie A, largohet edhe Igli Tare

Milani “pret kokat” pas katastrofës në Serie A, largohet

Dështimi për të siguruar një vend në Champions League ka sjellë një tërmet të vërtetë te Milani.

Klubi kuqezi ka vendosur të nisë një revolucion të plotë në strukturat drejtuese dhe teknike, duke shkarkuar njëherësh disa nga figurat kryesore të projektit sportiv.

Pronari Gerry Cardinale ka marrë vendimin për të ndryshuar totalisht kursin e klubit, pas një sezoni që u mbyll larg objektivave. Nga posti janë larguar trajneri Massimiliano Allegri, drejtori sportiv shqiptar Igli Tare, administratori Giorgio Furlani dhe drejtori teknik Geoffrey Moncada.

Në deklaratën zyrtare, Milani pranon se objektivi kryesor ishte rikthimi në Champions League dhe ndërtimi i një skuadre pretendente për titullin në Serie A, por rezultatet e fundit dhe mbyllja zhgënjyese e sezonit e kthyen projektin në një dështim.

“Ka ardhur momenti për një riorganizim të thellë dhe një fillim të ri”, thuhet në reagimin e klubit, ku konfirmohen largimet e menjëhershme të gjithë zinxhirit drejtues sportiv.

Milani falënderoi figurat e larguara për kontributin e tyre, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të prezantohen emrat e rinj që do të drejtojnë klubin në sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, Zlatan Ibrahimovic pritet të ketë një rol vendimtar në projektin e ri që po përgatitet në “San Siro”.

Të fundit