Flash News

Bota

Mjekja e OBSH: Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej

Mjekja e OBSH: Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej

Një shpërthim i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka shkaktuar të paktën 131 viktima, mund të jetë duke u përhapur më shpejt sesa vlerësimet fillestare, kanë paralajmëruar autoritetet shëndetësore ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Anne Ancia, tha për BBC se hetimet në terren po tregojnë se rastet mund të jenë përhapur në zona të tjera përtej vatrës fillestare të infeksionit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri të martën janë raportuar mbi 513 raste të dyshuara në vend, ndërsa një person ka humbur jetën edhe në Ugandën fqinje.

Ndërkohë, modele të Qendrës MRC për Analizën e Sëmundjeve Infektive në Londër sugjerojnë se mund të ketë një nën-raportim të ndjeshëm të rasteve, duke mos përjashtuar që numri real të ketë kaluar 1,000 të infektuar.

Studimi thekson se shpërthimi aktual mund të jetë “më i madh sesa është konfirmuar zyrtarisht” dhe se përmasat reale të tij mbeten ende të paqarta.

Kryqi i Kuq paralajmëron se Ebola mund të përhapet me shpejtësi në rast se rastet nuk identifikohen herët dhe sistemet shëndetësore mbingarkohen, një situatë që sipas tij po vërehet aktualisht në terren.

Të fundit