Flash News

Bota

Nderojnë viktimat e tërmetit, banderola e tifozëve turq bën xhiron e rrjetit

Nderojnë viktimat e tërmetit, banderola e tifozëve turq bën

Tragjedia e tërmetit në Turqi ka bërë gjithë botën bashkë ku shtete të ndryshme po kontribuojnë në mënyrë që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e këtij shteti, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 40 mijë persona. Forca të ndryshme të shpëtimit janë në terren dhe po përpiqen që të nxjerrin nga rrënojat njerëzit që kanë mbetur aty, me shpresën se mund të ketë akoma të mbijetuar siç ka ndodhur më parë.

Në kuadër të sensibilizimit ka menduar dhe futbolli, më saktë ekipi i Trabzonspor-it. Skuadra që militon në kategorinë e parë turke, luajti kundër Basel-it të Zvicrës, në ndeshjen e vlefshme për raundin eleminator të Conference League.

Ajo që bëri bujë nëpër media ishte banderola gjigante që tifozët e Trabzonspor-it kishin përgatitur. Në të duket një person që shpëton një fëmijë nën rrënoja. Ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të turqve, por ajo që do mbahet mend është ajo magji  tifozëve.

Nderojnë viktimat e tërmetit, banderola e tifozëve turq bën

Të fundit