Flash News

Bota

Ndërron jetë Martti Ahtisaari, nobelisti që udhëhoqi bisedimet për statusin e Kosovës

Ndërron jetë Martti Ahtisaari, nobelisti që udhëhoqi

Ish-presidenti finlandez dhe laureat i çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare raporton media finlandeze APA.

Martti Ahtisaari ishte President i Republikës së Finlandës nga viti 1994 deri në vitin 2000. Para kësaj ai kishte një karrierë të shquar në Kombet e Bashkuara dhe Ministrinë e Jashtme Finlandeze.

Ndërron jetë Martti Ahtisaari, nobelisti që udhëhoqi

Në vitin 2000, Ahtisaari themeloi Iniciativën për Menaxhimin e Krizave (CMI), një organizatë e pavarur joqeveritare, për të vazhduar trashëgiminë e tij të zgjidhjes së konflikteve. CMI sot njihet si CMI – Martti Ahtisaari Peace Foundation.

Martti Ahtisaari mund të konsiderohet si ndërmjetësi më i suksesshëm i paqes i të gjitha kohërave.

Po ashtu, politikani i njohur finlandez udhëhoqi bisedimet për statusin e Kosovës, në Vjenë.

 Për gati katër dekada ai punoi shumë për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet në mbarë botën. Në vitin 2008, Ahtisaari u nderua me Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij jetësore si ndërmjetës për paqen.

Ahtisaari do të prehet në një funeral shtetëror. Data e varrimit do të bëhet e ditur më vonë.

Të fundit