Flash News

Bota

Netanyahu: Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë

Netanyahu: Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se faza e dytë e luftës kundër Hamasit ka filluar, me qëllim shkatërrimin e krahut të armatosur dhe qeverisë së grupit dhe kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza në shtëpi.

“Luftëtarët tanë heroikë kanë një qëllim: Të shkatërrojnë këtë armik dhe të sigurojnë ekzistencën e vendit tonë. Kurrë më. "Kurrë më", është tani," tha Netanyahu gjatë një konference për shtyp të shtunën.

Netanyahu gjithashtu konfirmoi se foli me familjen e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe u zotua atyre se do të shteronte të gjitha opsionet për të kthyer të dashurit e tyre.

“Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë. Kjo është lufta jonë e dytë për pavarësi. Ne do të shpëtojmë vendin tonë”, shtoi Netanyahu.

Të fundit