Flash News

Bota

Nis ndërhyrja tokësore izraelite në Gaza

Nis ndërhyrja tokësore izraelite në Gaza

Izraeli ka nisur bastisje të lokalizuara në Gazë gjatë 24 orëve të fundit.

Njësitë e këmbësorisë dhe tankeve morën pjesë në aksion dhe synojnë gjetjen e ekuipazheve të raketave dhe pengjeve, tha admirali i IDF, Daniel Hagari.

Të paktën 120 pengje po mbahen në Gaza, njoftoi ushtria izraelite, raporton Skynews.

Një “numër i konsiderueshëm” i civilëve të Gazës kanë filluar të lëvizin në jug “për të shpëtuar veten”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një fushatë kundërsulmuese pas sulmit të së shtunës së militantëve të Hamasit në territorin izraelit.

Të fundit