Flash News

Bota

Nxirren të gjallë 296 orë pas tërmetit tre persona në Turqi, një prej tyre fëmijë

Nxirren të gjallë 296 orë pas tërmetit tre persona në

Tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një ndërtese në distriktin Antakya në Turqinë jugore të shtunën, 296 orë pas tërmeteve të fundit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Pamjet treguan ekipet që mbanin një burrë dhe një grua jashtë me barelë për në një ambulancë në pritje.

Pranë tyre u panë mjekë duke trajtuar një fëmijë.

Të tre janë të fundit në një seri shpëtimesh të mrekullueshme gati dy javë pasi katastrofa goditi Turqinë dhe Sirinë.

Të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan telefonoi një vajze, e cila gjithashtu ishte nxjerrë e gjallë një ditë më parë nga nën rrënojat në rrethin Dulkadiroglu të provincës Kahramanmaras.

Shtatëmbëdhjetë vjeçarja Aleyna Olmez u dërgua në një spital në Ankara dhe Erdogan i premtoi se do ta vizitonte pasi të kthehej në kryeqytetin turk.

Katër persona u gjetën të gjallë të premten, përfshirë një 45-vjeçar, i cili kishte kaluar 278 orë nën rrënoja.

Të fundit