Flash News

Bota

Paralajmëron Izraeli: Lufta do të zgjasë, na presin kohë të vështira

Paralajmëron  Izraeli: Lufta do të zgjasë, na presin kohë

Zëdhënësi i Forcave e Mbrojtje të Izraelit, gjeneral Daniel Hagari në një konferencë për shtyp ditën e sotme paralajmëroi se lufta e Izraelit me Hamasin do të vazhdojë edhe për shumë javë të tjera, shkruan SkyNews.

Hagari u pyet gjithashtu për pengjet të marra nga Hamasi në Gaza më 7 tetor. Ai tha se IDF-së po i shterojnë të gjitha opsionet për të garantuar kthimin e tyre të sigurt.

"IDF do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për të rikthyer ata që janë të zhdukur," tha ai. Për kthimin e dy pengjeve amerikane, Judith dhe Natalie Raanan, ai tha: "Hamasi po përpiqet t'i tregohet botës sikur i kishte kthyer këta pengje për arsye humanitare".

Të fundit