Flash News

Bota

Paralajmëron ministri izraelit i Mbrojtjes: Hamasi bëri gabim të rëndë, ne do të fitojmë

Paralajmëron ministri izraelit i Mbrojtjes: Hamasi bëri gabim të

Për më shumë se 3 orë, Izraeli ndodhet nën sulmet e vazhdueshme me raketa nga terroristët e Hamasit.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant thotë se grupi terrorist i Hamasit ka bërë një “gabim të rëndë” për fillimin e një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit me sulme me raketa dhe depërtim në qytetet në kufi me Rripin e Gazës.

“Hamasi bëri një gabim të rëndë këtë mëngjes dhe filloi një luftë kundër shtetit të Izraelit. Ushtarët e IDF po luftojnë armikun në të gjitha vendet e infiltrimit, "thotë Gallant.

“Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”, shton ai.                                 

Nga ana e kryeministrit Menjanim Netanyahu nuk ka pasur ende një deklaratë për situatën. Pritet që rreth orës 13:00 të mblidhet kabineti i sigurisë.

Deri tani janë vrarë të paktën 6 persona dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga sulmet.

 

Të fundit