Flash News

Bota

Paralajmëron Zelenskyy: Rusia mund të pushtojë vendet e tjera në vitin 2028

Paralajmëron Zelenskyy: Rusia mund të pushtojë vendet e tjera

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mori pjesë në Samitin e 3-të të Komunitetit Politik Evropian në Granada, Spanjë.

Gjatë takimit me liderët e BE-së, presidenti ukrainas paralajmëroi se Rusia mund të rindërtojë aftësitë e saj ushtarake dhe potencialisht të pushtojë vendet e tjera në vitin 2028 nëse bota nuk bashkohet për të mposhtur agresorin.

“Shtetet e ndryshme evropiane kufizohen me shtetin terrorist dhe në fakt propagandistët dhe zyrtarët rusë flasin për ta si objektivat e radhës të agresionit të tyre. Rusia tani po shqyrton skenarë të ndryshëm për vitet e ardhshme. Njëri prej tyre është veçanërisht i rrezikshëm”, tha ai.

Sipas Zelenskyy, Rusia mund të planifikojë të pushtojë më tej shtetet baltike dhe vendet e tjera ku kontingjentet e saj ishin të pranishëm. “Ky është informacion i qartë nga inteligjenca jonë,” shtoi ai.

Të fundit