Flash News

Bota

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Zelensky viziton Britaninë e Madhe

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.

Është njoftuar se ai do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe do të mbajë një fjalim në Parlament, ndërsa në axhendën e presidentit ukrainas është planifikuar edhe një takim me mbretin Charles.

Vizita e Zelesnky-t vjen pasi trajnimi britanik i forcave ukrainase është zgjeruar për të mbuluar pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat.

Pritet gjithashtu që Britania e Madhe të shpallë sanksione të reja që synojnë Rusinë më vonë.

Të fundit