Flash News

Bota

Përplasje në Izrael, ushtria hyn në Bregun Perëndimor: Vriten 10 persona

Përplasje në Izrael, ushtria hyn në Bregun Perëndimor:

Dhjetë persona mbetën të vrarë në Izrael si pasojë e përplasjeve që patën me ushtrinë, e cila hyri në qytetin e Nablus për të kërkuar militantë të fshehur. Në zonë pati përplasje me armë, duke mbushur vendin me plumba dhe dyqane të shkatërruara totalisht, ndërsa pjesa tjetër e izraelitëve krijuan kaos duke iu kundërpërgjigjur me hedhje gurësh.

Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se 102 persona u plagosën dhe gjashtë prej tyre ishin në gjendje kritike. Përplasja e kësaj të mërkure ishte një nga betejat më të përgjakshme në gati një vit luftime në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.

Muajin e kaluar, trupat izraelite vranë 10 militantë në një sulm të ngjashëm në Bregun Perëndimor verior. Ndërsa një ditë më pas një palestinez i armatosur hapi zjarr pranë një sinagoge në një vendbanim të Jeruzalemit lindor, duke lënë të vdekur shtatë persona. Ditë më vonë, pesë militantë palestinezë u vranë gjatë një aksioni arrestimi në Bregun Perëndimor. Ngjarje e cila u pasua nga përplasja e një makine palestineze që vrau tre izraelitë.

Luftimet vijnë dy muaj pasi qeveria e re e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mori detyrën. Qeveria dominohet nga ultranacionalistët të cilët kanë nxitur veprime më të ashpra kundër militantëve palestinezë. Mediat izraelite kanë raportuar shqetësimin e zyrtarëve të lartë të sigurisë për agravimin e mëtejshëm të situatës. Të paktën 55 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor këtë fillim viti, një ritëm që mund të tejkalojë numrin e të vdekurve krahasuar me vitin e kaluar.

Të fundit