Flash News

Bota

Prag përvjetori të luftës, Putini mban fjalim dhe kritikon Perëndimin: Ishte Ukraina që e nisi

Prag përvjetori të luftës, Putini mban fjalim dhe kritikon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbajti një fjalim në kuadër të përvjetorit të nisjes së luftës.  Sipas mediave të huaja, ai e nisi duke përsëritur se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të sulmonte Ukrainën sepse Perëndimi po përgatitej ta kthente në një platformë lëshimi me armë për të sulmuar Rusinë.

“Ata nuk na lanë asnjë mundësi tjetër për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, përveç atij që ne jemi të detyruar të përdorim sot."

Të martën, Putin tha se Rusia ka bërë "çdo gjë të mundshme" për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore dhe akuzoi Perëndimin për mbylljen e syve ndaj "aktivitetit terrorist" në Ukrainën lindore.

“Dua të përsëris, ishin ata që nisën luftën dhe do vazhdojmë të përdorim forcën për ta ndaluar atë.”

Putin përsëriti kritikat për zgjerimin e aleancës ushtarake të NATO-s, të cilën ai e ka përdorur vazhdimisht si një justifikim për pushtimin e Ukrainës.

"Ne kemi qenë të hapur dhe të sinqertë në dëshirën e një dialogu të hapur me Perëndimin dhe kemi thënë shumë herë se bota ka nevojë për siguri të pandashme dhe ne i ftuam të gjitha vendet e botës të flasin për këtë," tha Putin në fjalimin e tij vjetor drejtuar Asamblesë Federale në Moskë.

"Por si përgjigje, gjithçka që morëm ishte një përgjigje hipokrite, e pakuptueshme, si dhe veprime mjaft thelbësore, konkrete -- zgjerimi i NATO-s -- e ashtuquajtura ombrellë e mbrojtjes së vendit tonë dhe Azisë Qendrore."

Kreu i Rusisë shtoi se Shtetet e Bashkuara në veçanti e shohin konfliktin në Ukrainë "si një projekt anti-rus".

“Qëllimi është të na i kapin këto toka historike ruse. Asgjë nuk ka ndryshuar. Është vetëm një çështje e një vazhdimësie të së njëjtës politikë."

Të fundit