Flash News

Bota

Profesori britanik: Asociacioni është hap vendimtar drejt njohjes së Kosovës nga Serbia

 

Profesori britanik: Asociacioni është hap vendimtar drejt njohjes

Profesori britanik i LSE, James Ker-Lindsay, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet e fundit në Bruksel.

Propozimin për Asocaicionin, Ker-Lindsay e sheh si një pikë kthese të mundshme në proces që mund të çojë në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, nëse Kosova do ta pajtohet ta themelojë Asociacionin, atëherë kjo do të krijonte hapësirë për të ushtruar më lehtë presion ndaj Beogradit.

“Kjo është ajo që po përpiqet të bëjë bashkësia ndërkombëtare. Nëse Kosova pajtohet me këtë, krijon argument për ushtrim më të lehtë të presionit ndaj Beogradit. Nëse sigurohet autonomia, mbrojtja për serbët e Kosovës dhe objektet fetare – është koha që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Është e qartë se kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Bëhet fjalë për një proces me faza – i cili duhet të fillojë diku.

Proceset e paqes shpesh kanë të bëjnë me renditjen. Zhbllokimi i hapave në rendin e duhur. Në Kosovë, krijimi i asociacionit të komunave serbe është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia”, ka thënë Ker-Lindsay për Zërin e Amerikës.

Të fundit