Flash News

Bota

Putin mesazh falënderues Vuçiçit: Vlerësojmë politikën e ndjekur nga Beogradi

Putin mesazh falënderues Vuçiçit: Vlerësojmë

Rusia ka vlerësuar politikën e jashtme të balancuar të Beogradit në rrethana komplekse ndërkombëtare.

Në një letër drejtuar homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç, dërguar me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, Vladimir Putin ka ritheksuar partneritetit e besueshëm me Serbinë, raporton agjencia e lajmeve TASS.

“Ju lutemi pranoni përshëndetjet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të vendit tuaj, Ditës së Shtetësisë. Serbia është partneri i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne e vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme të zhvilluar nga Beogradi në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, thuhet në letër.

Putin thekson po ashtu se “ne mbështesim përpjekjet tuaja për mbrojtjen integriteti territorial i vendit dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës.  Kam besim se zhvillimi i mëtutjeshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e popujve tanë vëllazërorë.”

Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, thuhet se Serbia ka respektuar rezolutat përkatëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por shpreh keqardhje për faktin se Serbia ka dështuar të jetë në përputhje me masat kufizuese të BE-së ndaj Rusisë.

 

Të fundit