Flash News

Bota

Putin “mobilizon” ushtrinë dhe frikëson: Po i kushtojmë vëmendje forcimit të arsenalit bërthamor

Putin “mobilizon” ushtrinë dhe frikëson: Po i

Me rastin e Ditës së Mbrojtësve të Atdheut Vladimir Putin ka përshëndetur ushtarët që po luftojnë në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë mbajti dhe një fjalim ku shtoi se një vëmendje e madhe do t’i kushtohet shtimit të forcave ushtarake.

“Trupat do të pajisen me armë dhe mjete moderne. Sikurse më parë ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të arsenalit tokësor, ajror, detar dhe bërthamor.”

Kjo ka ngjallur pasiguri dhe deri diku frikë për një nisje të një luftë bërthamore që do të sillte pasoja katastrofale për Ukrainën.

Këto fjalë vijnë një ditë pasi Presidenti i Amerikës, Joe Biden tha se Putin bëri një gabim duke pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e fundit për kontrollin e armëve bërthamore.

Të fundit