Flash News

Bota

Putin shpall armëpushim në Ukrainë!

Putin shpall armëpushim në Ukrainë!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë.

Ky vendim është marrë për të shënuar 80-vjetorin e “Ditës së Fitores”, ditë të cilën ish-Bashkimi Sovjetik triumfoi në Luftën e Dytë Botërore ndaj Gjermanisë naziste.

Moska tha se armëpushimi 72 orësh do të zgjasë nga fillimi i 8 majit deri në fund të 10 majit dhe Rusia i bëri thirrje Ukrainës të bashkohet gjithashtu me të.

“Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull”, tha Kremlini.

Për këtë qëndrim të Moskës, Ukraina nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje.

Të fundit