Flash News

Bota

Putin thotë se armët bërthamore janë 'zgjidhja e fundit' pas paralajmërimit të NATO-s

Putin thotë se armët bërthamore janë 'zgjidhja e

Vladimir Putin e ka përshkruar përdorimin e armëve bërthamore si një masë "të fundit", por ka theksuar se armë të tilla duhet të shërbejnë si garantues të sovranitetit të Rusisë.

Ai ka qenë duke vëzhguar stërvitjet bërthamore të mbajtura bashkërisht nga Rusia dhe Bjellorusia sot. 

Si pjesë e stërvitjeve, Rusia shfaqi pak kohe me pare një nëndetëse me raketa balistike me fuqi bërthamore të klasit Borei, një avion anti-nëndetëse Il-38, një MiG-31 të armatosur me një raketë hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike ndërkontinentale RS-24 Yars.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, u citua nga agjencia e lajmeve Belta të ketë thënë se vendi i tij dhe Rusia "nuk po kërcënonin askënd".

"Por ne kemi armë të tilla dhe jemi gati të mbrojmë Atdheun tonë të përbashkët", shtoi ai.
Përpara stërvitjeve tre-ditore, shefi i NATO-s Mark Rutte paralajmëroi për një reagim "shkatërrues" nëse Rusia do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës.

"Kur bëhet fjalë për këto stërvitje, sigurisht, ne i ndjekim ato, ne monitorojmë se çfarë po ndodh", tha ai.

Rusia është akuzuar tashmë për përdorimin e raketave të armatosura me koka bërthamore me uranium të varfëruar në Ukrainë, sipas shërbimit të sigurisë së Kievit (SBU).

Ai tha se nivele të larta rrezatimi u zbuluan nga një raketë e pashpërthyer e cila u qëllua në rajonin Chernihiv të Ukrainës më 7 prill.

Të fundit