Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Qeveria Merz një vit në detyrë, analiza e DW: Si po përballet me kohë të vështira dhe politikat e SHBA-së

A jep kancelari Friedrich Merzaktualisht intervista të zgjeruara, sepse po afron përvjetori i zgjedhjes së tij si kancelar – apo sepse koalicioni që ai drejton, mes CDU‑së, CSU‑së dhe SPD‑së, ndodhet në krizë? Me gjasë, të dyja lidhen me njëra‑tjetrën.
Në CDU, por edhe në CSU, po shtohet "gjithnjë e më shumë një pakënaqësi e madhe” ndaj kompromiseve që arrin i ashtuquajturi koalicioni me bazë të gjerë, tha Merz të dielën (03.05.2026) në emisionin e ARD‑së "Caren Miosga”. Edhe vlerësimet në opinionin publik ndaj tij si person janë në rënie të ndjeshme.
Në fakt, kriza nisi që në momentin zero të udhëheqjes së tij si kancelar. Më 6 maj 2026, zgjedhja e Friedrich Merz-it në Bundestag u shndërrua në një precedent. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, kandidati nuk arriti shumicën absolute të nevojshme në raundin e parë të votimit.
Për kancelarin e dhjetë federal gjerman, u desh për herë të parë në historinë e Bundestagut një raund i dytë votimi. Kjo tregon gjithashtu se i ashtuquajturi koalicion i madh nuk është më aq "i madh” dhe se ai ka vetëm një epërsi shumë të ngushtë mbi shumicën absolute në sallën plenare.
Vjeshta 2025 nuk qe një "vjeshtë reformash”
Në verën pas zgjedhjes së tij, Merz shpalli se vjeshta e vitit 2025 do të ishte një "vjeshtë reformash”. Bëhej fjalë për riorganizime ose ndryshime në elemente themelore të shtetit social gjerman: pensionet, shëndetësinë, kujdesin afatgjatë dhe uljen e burokracisë. Por në muajt që pasuan, asgjë nga këto nuk u bë konkrete.
E vetmja masë që u miratua shpejt ishte një "fond i posaçëm për infrastrukturën dhe neutralitetin klimatik”, unik në këtë formë, me vlerë 500 miliardë euro, i cili parashikohet të përdoret deri në vitin 2045. Ai synon, për shembull, zgjerimin e rrjetit hekurudhor dhe përballimin e grumbullimit të projekteve të domosdoshme për rindërtimin e urave. Sepse betoni i Gjermanisë po degradohet.
Në vend të kësaj, bashkëpunimi – veçanërisht ndërmjet dy anëtarëve të kabinetit atij për financat, Lars Klingbeil (njëkohësisht zëvendëskancelar dhe kryetar i SPD‑së),dhe për ekonominë, Katherina Reiche (CDU) – u kthye në një përplasje të vazhdueshme.
Energjia e ministres së Ekonomisë u përqendrua te një sërë masash që synonin zhbërjen e hapave të ndërmarrë nga koalicioni i mëparshëm, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët, i njohur si "Ampel” (Semafor) në vitet 2021–2024 drejt një kombinimi të politikës ekonomike dhe mbrojtjes së klimës. Kjo përfshinte edhe thirrjen gjithnjë e më të fortë brenda Unionit për t'u rikthyer te përdorimi civil i energjisë bërthamore, e cila ishte hequr gradualisht nga një qeveri federale e udhëhequr nga CDU/CSU nën Angela Merkel që nga viti 2011.
Si në ARD, ashtu edhe në një intervistë të gjatë për revistën "Der Spiegel”, Merz tingëllon sikur i sheh pothuajse të gjitha kompromiset e koalicionit në dëm të CDU/CSU‑së. Ai flet për një "koalicion me një partner më të madh dhe një partner më të vogël”. Ky, sipas tij, kërkon "edhe kompromise”, dhe kompromiset "nuk janë rrugë me sens unik”. E kjo nuk duket aspak si një paralajmërim adresuar kampit të tij.
Sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të shërohet
Vetëm disa ditë para përvjetorit të parë të koalicionit, qeveria paraqiti si paketë të parë të madhe konceptin e saj për reformimin e sistemit shëndetësor.Megjithatë, ende nuk është vendosur asgjë përfundimisht. Fillimisht priten disa muaj konsultimesh në Bundestag, gjatë të cilave ndryshimet janë gjithmonë të mundshme.
Kryekorrespondentja e DW‑së, Michaela Küfner, ka shoqëruar ose vëzhguar shumë nga udhëtimet dhe paraqitjet publike të Merz-it gjatë vitit të tij të parë si kancelar. Ajo nuk e sheh luhatjen e vitit të parë vetëm negativisht. Viti i parë i Merz-it, sipas Küfner-it, nuk e ka bërë "Gjermaninë më të qëndrueshme, por më të orientuar drejt fakteve”: "Ashtu siç Merz-it iu desh të njihte kufijtë e aftësisë për kompromis me partnerin e koalicionit dhe me partinë e tij, po ashtu në Gjermani është përhapur bindja se pa reforma strukturore nuk mund të ecet më përpara. Vetëm kjo përbën përparim shoqëror.”
Në këtë kontekst, një koalicion sa më i bashkuar në të gjitha debatet thelbësore do të ishte veçanërisht i domosdoshëm, sidomos përballë sfidave të politikës së jashtme. Sepse vazhdimisht është paralajmëruar me shqetësim për një kolaps të Europës, për fundin e aleancës mbrojtëse të Atlantikut të Veriut, NATO‑s, dhe për shkatërrimin e miqësisë transatlantike. Stili herë‑pas‑here i çrregullt i politikës së presidentit amerikan Donald Trump i përforcon edhe më shumë këto shqetësime.
Udhëtimet e kancelarit ose të ministrit të Jashtëm kanë tani shpesh, qoftë në Evropë apo në rajone të tjera të botës, një karakter strategjik. Kjo sidomos sepse viti i parë i Merz-it është lënë në hije nga veprimet e Trump-it.
Dikur, në nëntor të vitit 2020, politikani i CDU‑së kishte shprehur bindjen se "Trump dhe unë – do t'ia kishim dalë mbanë bashkë”. Në njëfarë mënyre, kjo duket si diçka shumë më e largët se pesë vjet e gjysmë më parë.
Gjatë vitit të tij të parë, Merz ka qenë tri herë mysafir në Shtëpinë e Bardhë. Deri para pak ditësh, dukej sikur ai ishte një nga (të paktët) krerë qeverish evropianë që, siç thuhet zakonisht, kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me Trump-in dhe mund të fliste hapur me të. Por kjo po ndryshon pas kritikës së tij të ashpër, të shprehur publikisht, ndaj mënyrës se si Trump veproi në luftën kundër Iranit. Amerikanët, tha Merz para pak ditësh gjatë një bisede me nxënës në rajonin Sauerland, "qartazi nuk kanë asnjë strategji” në këtë konflikt, ndërsa Republika Islamike e Iranit e ka "poshtëruar” SHBA‑në gjatë negociatave.
Trump reagoi ashtu siç reagon zakonisht Trump. Ai njoftoi tërheqjen e 5.000 ushtarëve amerikanë nga Gjermania dhe qortoi kancelarin në kanalin e tij në rrjetet sociale, "Truth Social”. Merz, sipas Trump-it, nuk ka asnjë ide se për çfarë po flet dhe do të bënte më mirë të merrej me "vendin e tij të shkatërruar”.
Gjendja ekonomike e Gjermanisë, tha ai, është e keqe. Më pas, Trump ndërmori rritjen e ndjeshme të tarifave doganore për produktet e importuara nga Evropa, një hap që me siguri do të ketë pasoja për industrinë e automobilëve, tashmë të goditur rëndë.
Për kancelarin, kjo përbën një barrë të re. Ai shpesh thekson se flet rregullisht në telefon me Trump-in. Që disa muaj më parë, ai i kishte bërë një ftesë Trump-it për të vizituar rajonin Pfalz (Palatinate), vendlindjen e paraardhësve të tij.
Në dritën e tensioneve të reja, Merz e përshkroi situatën e krijuar si "të vështirë” në ARD. Ai shprehu shpresën "që të mund të dalim nga kjo situatë”. Sipas tij, një nga bindjet e tij themelore është se "marrëdhënia transatlantike është shumë e vlefshme për të gjithë ne”. Edhe në temën e Evropës, Merz bën thirrje fuqishëm për besim dhe optimizëm, edhe pse situata mbetet e hapur. Ai thekson se i kushton rëndësi të veçantë "ruajtjes së unitetit të Evropës”.
Prandaj, ai udhëton shpesh brenda Bashkimit Evropian, "nga bindja ime më e thellë se tani duhet ta mbajmë vërtet të bashkuar këtë BE-në”.
Çdo gjë ka një çmim politik
Kryekorrespondentja e DW‑së, Küfner, në analizën e saj i merr si pikënisje pasojat që kanosen pas kritikës së Merz-it ndaj presidentit amerikan, pasi duket se kjo nxjerr në pah një model thuajse të përsëritur. Në sfondin e kritikës së tij të drejtpërdrejtë ndaj Trump-it, Merz, sipas saj, "paguan shpesh një çmim të lartë politik për gafat e tij verbale”.
E hapur mbetet "pyetja nëse ky kancelar, me talentin e tij të pashembullt për autogola politikë, është në gjendje t‘i shndërrojë edhe në veprim politik aftësitë e njohura të tij në fushën e ekonomisë”. Një gjë është e qartë sipas Küfner: "Duke parë situatën globale, Gjermania dhe Evropa nuk mund ta përballojnë një tjetër dështim të një qeverie gjermane.” DW
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41