Flash News

Bota

Rama injoron hallet e shqiptarëve dhe provokon opozitën: Kam shumë qejf të argëtohem me ta!

Rama injoron hallet e shqiptarëve dhe provokon opozitën: Kam

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sulmet ndaj opozitës gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e 35-vjetorit të Partia Socialiste në Durrës, ndërsa vendi përballet me probleme të shumta ekonomike dhe sociale.

Kryeministri ironizoi protestat dhe reagimet e opozitës lidhur me raportet ndërkombëtare për Shqipërinë, duke u ndalur te përdorimi i flamujve gjermanë në protestë dhe duke deklaruar se ka shumë qejf të argëtohet me kundërshtarët politikë.

"Arritën deri në pikën që nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard. Kishim parë flamujt e Amerikës, kur thonin: ‘Amerika është me ne’. Këtej molotovët, këtej flamujt e Gjermanisë dhe mbushën dynjanë që Gjermania na ka ndëshkuar.

Nesër në Bruksel janë të gjithë, është edhe Gjermania. Pas disa ditësh, do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do kem me kancelarin e Gjermanisë.

Dua të argëtohem pak me ata. Unë kam shumë qejf kur ata shkojnë vetë te grepi dhe tunden në grep", tha Rama ndër të tjera. 

Të fundit