Flash News

Bota

Rëndohet bilanci, mbi 8.700 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Rëndohet bilanci, mbi 8.700 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më shumë se 8.700 njerëz janë vrarë në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 6.234. Sipas autoriteteve, numri i viktimave është vështirë të përcaktohet saktësisht në Siri, por deri tani raportohet për afro 2.500 njerëz të vrarë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima.

Më shumë se 23 milionë njerëz raportohet të jenë prekur nga tërmeti në të dyja vendet.

Të fundit