Flash News

Bota

Rrëfime nga Izraeli: Sirena sulmesh, frikë, dhimbje...

Rrëfime nga Izraeli: Sirena sulmesh, frikë, dhimbje...

“Për momentin jemi në qetësi, por më vonë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, thotë Samiko Solomoni teksa përshkruan situatën në pjesën veriore të Izraelit.

Hebraiku me prejardhje nga Shqipëria ka 30 vjet që jeton bashkë me familjen e tij në qytetin Karimel të kësaj zone.

Izraeli është në gjendje lufte, pasi militantë të Hamasit ndërmorën një sulm të papritur kundër tij, më 7 tetor.

Në përgjigje, ushtria izraelite nisi bombardimin e Rripit të Gazës - rajonit që kontrollohet nga Hamasi.

Në dy ditë u raportuan mbi 1.000 persona të vrarë nga të dyja palët.

Shtete të ndryshme kanë nisur tashmë evakuimin e qytetarëve të tyre nga zonat ku luftohet.

Solomoni thotë se në qytetin Karimel jetojnë rreth 150 shqiptarë.

“Rrezik nuk ndjejmë, sepse jemi larg nga fronti. Këtu shtëpitë janë të pajisura me bunkerë, vendstrehime, betone të forta... Edhe po të qëllohet vendi ynë, ku banojmë ne... familja është brenda e strehuar, nuk ka rrezik”, thotë Solomoni për Radion Evropa e Lirë.

Skenat e sulmeve që transmetojnë televizionet thotë se nuk i ka parë kurrë më herët.

Edhe në rast se dhuna përhapet në rajonin ku jeton, ai thotë se nuk do të largohet./rel

Të fundit