Flash News

Bota

Rrëqethëse, mjeku mundohet të qetësojë vogëlushin pas sulmeve në Gazë

Rrëqethëse, mjeku mundohet të qetësojë vogëlushin

Mediat turke kanë publikuar një  video rrëqethëse  nga Rripi i Gazës, ku shihet një fëmijë që është akoma i shokuar pas sulmeve me raketa të ushtrisë izraelite.

Në përshkrimin e videos, thuhet se emri i djaloshit është Muhamed dhe se e ka zgjuar nga gjumi zhurma e sulmeve. Atë tenton ta qetësojë mjeku i cili gjendet pranë tij.

Personi që filmon pyet djaloshin se çfarë i ka ndodhur, ndërsa ai i habitur vazhdon të shikojë dhe heshtë.

‘A ke fjetë’, dëgjohet pyetja që i drejtohet vogëlushit i cili tund kokën. Më pas sërish e pyesin se çfarë ka ndodhur, e vogëlushi në gjuhën arabe përgjigje se ‘ka ndodhur’.

‘Sulmi ndodhi derisa ishe duke fjetur’, u pyet djaloshi. Ai tundi kokën dhe më pas u pyet nëse është akoma i frikësuar.

‘Je akoma i frikësuar? Nuk ke pse frikësohesh. Pse të frikësohesh? Ka përfunduar, nuk ka më sulme. Përfundoi’, dëgjohet duke i thënë djaloshit të vogël mjeku.

Atë e përqafon mjeku dhe e këshillon që të mos frikësohet. ‘Jemi këtu me të, në rregull? Ka përfunduar’, i thotë mjeku. Aty Muhamedi më nuk mund të përmbahet, shpërthen në lot.

‘Ti je hero. Nuk duhet të qash. Pse po frikësohesh? E do babanë’, e pyeti mjeku.

Ai sërish tundë kokën dhe fillon të qajë me zë.

‘Tani do ta sjellim babanë. Ka përfunduar. Mos u bezdis. E do babanë’, pyetet Muhamedi në fund të videos.

Të fundit