Flash News


Bota

Rusia bëhet shkak për bojkotin e Lojërave Olimpike, paralajmërojnë 40 vende

Rusia bëhet shkak për bojkotin e Lojërave Olimpike,

Të paktën deri në 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat e ardhshme Olimpike. Shkak është bërë propozimi për të lejuar atletët rusë të garojnë.

Ministri i Turizimit dhe Sportit të Polonisë, Kamil Bortniczuk, e quajti të pakuptimtë eventin nëse ndodh një bojkot i tillë, raporton BBC.

Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan së bashku një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të lejuar rusët dhe bjellorusët të konkurrojnë në 2024.

Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike të Parisit nëse kjo ndodh. Çdo bojkot vetëm do të dënojë atletët.

Bortniczuk tha se ai besonte se do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, për të mbështetur një bllokim.

“Duke pasur parasysh këtë, nuk mendoj se do të përballemi me vendime të vështira përpara Olimpiadës dhe, nëse do të bojkotojmë lojërat, koalicioni ku do të jemi pjesë do të jetë mjaft i gjerë për ta bërë të kotë mbajtjen e Lojërave”, tha ai.

IOC njoftoi javën e kaluar se do të gjente një shteg për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të garojnë në Paris nën një flamur neutral, duke shtuar se "asnjë atlet nuk duhet të pengohet të garojë vetëm për shkak të pasaportës së tyre".

Të fundit