Flash News

Bota

Rritet numri bilanci i viktimave, mbi 11 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri

Rritet numri bilanci i viktimave, mbi 11 mijë të vdekur në Turqi

Numri i viktimave pas tërmetit të së hënës ka arritur në 11.200 në të dyja vendet, Siri dhe Turqi.

Në Turqi numërohen 8.574 të vdekur, ndërsa në Siri raportohen për 2.662 të vdekur, raporton BBC. Autoritetet deklarojnë se është e vështirë të konfirmohet një shifër e saktë në Siri për shkak të situatës së luftës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima.

Më shumë se 23 milionë njerëz raportohet të jenë prekur nga tërmeti në të dyja vendet.

Të fundit