Flash News

Bota

Rusët duhet të paguajnë deri në 85 euro më shumë për të hyrë në BE sipas rregullave të reja

Rusët duhet të paguajnë deri në 85 euro më shumë

Bashkimi Evropian po propozon ta bëjë më të shtrenjtë dhe më të vështirë për qytetarët rusë të marrin viza.

Rusët që duan të hyjnë në BE do të përballen me një proces më të gjatë aplikimi dhe do të kenw tarifa te rritura nga 35 € (30 £; 34 $) në 80 € (69 £; 79 $), shkruan BBC

Kjo duhet të vazhdojë për sa kohë që Moska zhvillon luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, tha Komisioni i BE -së.

Më shumë se një milion rusë kanë udhëtuar në vendet e BE -së që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.

Margaritis Schinas, një nënkryetar i Komisionit të BE-së, tha se Rusia kishte "minuar plotësisht" besimin në të cilin ishte vendosur marrëveshja ekzistuese e vizave BE-Rusi.

Sipas kësaj marrëveshje, rusët për 15 vjet kishin shijuar një proces të thjeshtuar për të marrë vizat e BE -së.

Të fundit