Flash News

Bota

Ukraina bojkoton. Rusia në mbledhjen e OSBE, protestuesit kundër: Është një shtet terrorist

Ukraina bojkoton. Rusia në mbledhjen e OSBE,  protestuesit kundër:

Në Vienë po zhvillohet takimi dyditor i OSBE-së që është pritur me kritika dhe protesta jashtë godinës. Kjo vjen për shkak se Austria u ka dhënë viza disa delegatëve rusë për të marrë pjesë në takimin që nisi më 23 shkurt, pavarësisht thirrjes që disa shtete bënë për ndalimin e hyrjes së të dërguarve të Moskës.

Në takimet e OSBE-së, ku marrin pjesë përfaqësuesit e 52 shteteve pan-evropiane, Ukraina dhe Lituania po bojkotojnë. Takimi në Vjenë nisi një dita para përvjetorit të luftës, që ka sjellë pasoja dhe në ekonominë e pjesës më të madhe të Europës.

Qytetarë në Vienë ka dalë me pankarta në të cilat shkruhet se Rusia është një shtet terrorist.

Kjo është hera e parë që anëtarët e Dumës shtetërore ruse po marrin pjesë në një ngjarje në Bashkimin Evropian në kapacitet zyrtar, pasi ata ishin sanksionuar për shkak të mbështetjes së luftës, por edhe përkrahjes së aneksimit të katër rajoneve ukrainase: Donjeck, Herson, Luhansk dhe Zaporizhja.

Të fundit