Flash News

Bota

SHBA: Do të sigurojmë që Izraeli të ketë atë që i nevojitet

SHBA: Do të sigurojmë që Izraeli të ketë atë

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në një deklaratë se Uashingtoni do të sigurohej që Izraeli të kishte atë që i duhej për të mbrojtur veten.

"Po ndjek nga afër zhvillimet në Izrael. Angazhimi ynë ndaj të drejtës së Izraelit për t'u mbrojtur mbetet i palëkundur dhe unë shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën në këtë sulm të neveritshëm ndaj civilëve. Gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë për të siguruar që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi pa dallim", ka thënë ai.

Izraeli u sulmua sot nga grupet militante të Hamasit, të stacionuara në Rripin e Gazës. Qindra raketa janë hedhur mbi Tel Aviv duke shkaktuar dhjetra viktima dhe qindra të plagosur.

Të fundit