Flash News

Bota

SHBA, Izraeli dhe Egjipti në diskutime për kalimin e sigurt të civilëve në Gaza

SHBA, Izraeli dhe Egjipti në diskutime për kalimin e sigurt të

SHBA po bisedon me Izraelin dhe Egjiptin për kalimin e sigurt të civilëve të Gazës, ndërsa Izraeli vazhdon të godasë enklavën palestineze.

"Ne jemi të fokusuar në këtë çështje, po zhvillohen konsultime," u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Sullivan nuk dha detaje të mëtejshme, duke thënë vetëm se diskutimet midis agjencive operacionale janë në vazhdim.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 900 palestinezë janë vrarë dhe deri në 4,600 janë plagosur që nga e shtuna.

Të fundit