Flash News

Bota

SHBA: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit

SHBA: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit

ZV.presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, deklaroi nga Mynihu se Rusia ka kryer krime kunder njerëzimit në Ukrainë.

“Ne kemi shqyrtuar provat. Ne i dimë standardet ligjore. Dhe nuk ka dyshim se këto janë krime kundër njerëzimit”, tha Harris.

Sipas BBC, Harris pohoi se SHBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit. Ajo tha po ashtu se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin hetimet ndërkombëtare për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

“Unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në këto krime, do të mbaheni përgjegjës”, tha Harris.

Të fundit