Flash News

Bota

SHBA sinjalizon përparim në negociatat me Iranin: Mund të hapet plotësisht Ngushtica e Hormuzit

SHBA sinjalizon përparim në negociatat me Iranin: Mund të hapet

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar nga New Delhi se në negociatat me Iran është shënuar “përparim i rëndësishëm”, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Në një konferencë për shtyp, ai rikonfirmoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, duke e quajtur të pamundur çdo skenar ku Donald Trump do të pranonte të kundërtën.

Rubio la gjithashtu të hapur mundësinë e zhvillimeve pozitive lidhur me Ngushticën e Hormuzit, duke sugjeruar se progresi i arritur në 48 orët e fundit mund të çojë në një hapje më të gjerë të këtij korridori strategjik.

Megjithatë, ai theksoi se bisedimet ende nuk kanë përfunduar dhe se mbeten çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur, ndërsa njoftimet e ardhshme pritet të bëhen nga Trump gjatë ditëve në vijim.

 

Të fundit