Flash News

Bota

SHBA zgjeron në heshtje bazën sekrete në Izrael

SHBA zgjeron në heshtje bazën sekrete në Izrael

Sipas një raporti nga The Intercept, SHBA-ja ka ecur në heshtje me zgjerimin e një baze sekrete që mban në shkretëtirën Negev të Izraelit, vetëm 32 km (20 milje) nga Gaza.

Me emrin e koduar "Site 512", ndërtimi në objektin e radarit në majë të malit Har Qeren do të përfshijë atë që të dhënat e qeverisë amerikane e përshkruajnë si "një objekt mbështetës për jetën", ose struktura të ngjashme me kazermat për stafin.

Intercept tha të Premten se objekti prej 35.8 milionë dollarësh, i cili nuk ishte shpallur publikisht apo raportuar më parë, ishte referuar në mënyrë të zhdrejtë në një njoftim për kontratë të 2 gushtit nga Pentagoni.

Të fundit