Flash News

Bota

Shefi i NATO-s lë të kuptohet se Finlanda dhe Suedia mund t'i bashkohen aleancës veçmas

Shefi i NATO-s lë të kuptohet se Finlanda dhe Suedia mund t'i

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se është më e rëndësishme që Finlanda dhe Suedia t'i bashkohen aleancës ushtarake së shpejti në kushtet kur Turqia ka refuzuar të ratifikojë ofertat e anëtarësimit të vendeve nordike.

Duke folur para një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në selinë e aleancës në Bruksel të martën, Jens Stoltenberg tha se "çështja kryesore nuk është nëse Finlanda dhe Suedia ratifikohen së bashku".

Çështja kryesore nuk është nëse pranimet e Finlandës dhe Suedisë ratifikohen së bashku, e rëndësishme është që të ratifikohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Stoltenberg në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel të martën, më 14 shkurt.

Udhëheqësit e 30 vendeve anëtare të NATO-s kanë vendosur të ftojnë Suedinë dhe Finlandën për t'iu bashkuar Aleancës gjatë samitit në Madrid në korrik të vitit 2022.

 

 

Të fundit