Flash News

Bota

Shokon ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden vuan nga shëndeti mendor, kjo do na vrasë të gjithëve

Shokon ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden vuan nga

Ronnie Jackson ka bërë një deklaratë që ka shokuar mediat. Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë dhe kongresmeni republikan tha se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vuan nga shëndeti mendor.

Jackson shtoi se Biden nuk di ku ndodhet shumicën e kohës dhe kjo gjë mund të sjellë kaos në botë.

"Është e frikshme për vendin tonë që Biden është lideri ynë. Ai nuk e di se ku ndodhet shumicën e kohës dhe çdo ditë po na afron me një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë dhe Kinën. Problemet e tij me shëndetin mendor do të bëjnë që njerëzit të vdesin”, shkroi Jackson në Twitter.

Ronnie Jackson ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave presidenciale të Barack Obamës dhe Donald Trump deri në vitin 2018. Në të kaluarën, ai ka kritikuar qeverinë amerikane për mos publikimin e të vërtetës për shëndetin mendor të Joe Biden.

Të fundit