Flash News

Bota

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova shpëton 3-vjeçaren 10 ditë pas tërmetit në Turqi

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova shpëton 3-vjeçaren

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka shpëtuar një trevjeçare nga rrënojat 10 ditë pas tërmetit në Turqi.

Lajmi u konfirmua nga vetë shoqata përmes një njoftimi në Facebook, shoqëruar  edhe me pamje nga momenti i shpëtimit të vogëlushes.

“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas tërmetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjesëtarët e Shoqatës”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, shoqata njoftoi se ka mundur të shpëtojë edhe një vajzë 26-vjeçare 9 dite pasi ndodhi tërmeti që goditi fuqishëm Turqinë dhe Sirinë.

Të fundit