Flash News

Bota

Shpërthim pranë ambasadës së Izraelit në Qipro, katër të arrestuar

Shpërthim pranë ambasadës së Izraelit në Qipro,

Një pajisje shpërthyese u hodh pranë ambasadës së Izraelit në Nikosia, Qipro, njoftuan mediat lokale të shtunën duke cituar policinë.

Sipas informacioneve, një bombë “e bërë vetë” është hedhur në orët e para të mëngjesit rreth 30 metra larg objektit dhe nuk ka shkaktuar asnjë rrezik të konsiderueshëm dhe dëme për askënd.

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përgjegjës për ngjarjen.

Të fundit