Flash News

Bota

Shqipëria si Serbia, abstenon rezolutën e OKB për armëpushim në Gaza

Shqipëria si Serbia, abstenon rezolutën e OKB për armëpushim

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Në rezolutë bëhet thirrje për ndihmë të papenguar dhe mbrojtje të civilëve, teksa ishin 120 vota pro, 14 kundër dhe 45 abstenime, raporton BBC.

Ajo që bie në sy është qëndrimi i Shqipërisë, e cila ka abstenuar, ashtu si Iraku, Zambia, Serbia etj.

Rezoluta, e paraqitur nga Jordania në emër të grupit arab, dënon gjithashtu të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, duke përfshirë të gjitha “sulmet terroriste dhe pa dallim”.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese, por ato kanë peshë morale për shkak të universalitetit të anëtarësimit të saj.

Kujtojmë se në këto momente në Gaza, Izraeli ka intensifikuar sulmet tokësore, teksa bëhet e ditur se qytetarët  atje kanë mbetur pa asnjë lloj komunikimi me botën tjetër.

Të fundit