Flash News

Bota

Si i ka goditur lufta në Ukrainë qytetet kufitare të Rumanisë?

Si i ka goditur lufta në Ukrainë qytetet kufitare të

Megjithatë, çmimet janë të mira. Peshkatarët i fitojnë 5.40 dollarë për kilogramë të krapit, mustakut ose tabanit – diku rreth dyfishi i çmimit me të cilin është shitur peshku viteve të fundit.

Mirëpo fabrika e vetme për përpunim të peshqve në atë zonë është në Tulkea. Nëse Tanase dëshiron të shesë çfarë ka zënë, ai duhet t’i bëjë 100 kilometra rrugë me anije.

Para luftës, dhe para rritjes së lëvizjes së anijeve, Tanase ka thënë se zënia e 50 kilogramëve me peshq ka qenë diçka e zakonshme. Tani ai tregon se mezi arrin të kapë 20 kilogramë, ose më pak.

Infrastruktura në këtë zonë është e kufizuar. Tulkeia dhe Kilia janë të lidhura me një rrugë 70-kilometërshe, për të cilën duhen tri orë për ta kaluar.

Në ujë, lidhja e vetme mes dy qytezave është me një traget për pasagjerë që lëviz vetëm tri herë në javë dhe e bën udhëtimin prej Tulkeas në Kilia për katër orë e gjysmë.

Megjithatë, së fundi është marrë një iniciativë spirituale, e cila është duke pasur ndikim të vogël në ekonominë atje./rel

Të fundit