Flash News

Bota

Stuhia Babet "pushton" Skocinë, dy të vdekur dhe qindra të evakuar

Stuhia Babet  "pushton" Skocinë, dy të vdekur dhe qindra

Dy persona kanë humbur jetën pasi, stuhia Babet ka goditur Skocinë duke sjellë erëra të forta dhe përmbytje masive.

Një grua vdiq pasi e mori rrjedha e një lumi në Angus, ndërsa po evakuohenin rreth 400 shtëpi në rajon, raportojnë  mediat e huaja. 

Ndërkohë autoritetet konfirmuan gjithashtu se një pemë kishte rënë mbi një furgon dhe kishte zënë poshtë një burrë 56-vjeçar pranë Forfar, Angus, të enjten rreth orës 17:00.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi po vazhdon për një burrë tjetër, i cili u pa i bllokuar në një automjet pas përmbytjeve rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, pranë Marykirk, Aberdeenshire.

Të fundit